Artisti Adriano Delia ka publikuar prej pak kphësh projektin e tij më të ri të titulluar “Ndjenja”, një baladë të cilën këngëtari ia dedikon dashurisë së humbur. Kjo është një këngë që artisti e ka shkruar vetë dhe e ka publikuar në platformën You Tube. Ky projekt është i njëmbëdhjeti për këngëtarin shkodran.

Adriano e ka nisur karrierën e tij në vitin 2019 dhe që nga ajo kohë ai ka sjellë këngë të ndryshme me disa bashkëpunime ku disa prej tyre kanë qenë me artistin tjetër shkodran Legion.