Ndër vite Shkodra ka nxjerrë figura të spikatura në art, sport, arsim e më gjerë, e një prej tyre është edhe mësuesja e pianos Marita Vuksani, prej një viti e ndarë nga jeta.

Gjurmët e saja do të nisnin të shfaqeshin herët me kontributin e saj të spikatur në art dhe arsim. Ajo do të ishte prezantuesja e Festivalit të parë të Fëmijëve të Shkodrës, “ëndrrës së shkodranëve dhe muzikantëve të këtij qyteti”, siç do të shprehej ajo gjatë një momenti si e ftuar në këtë festival në vitin 2012.

Muzikologu i njohur Ridvan Karakaçi evidenton në kujtimet e tij përgatitjen akademike të mësuese Maritës.

Profesor Gjon Shllaku ka kujtime të shumta që nga fëmijëria që do ta lidhnin me mësuesen e pianos, Marita Vuksanin.

Marita Vuksani nuk ishte vetëm një pianiste, ajo ishte një metodiste por edhe një drejtuese shumë e mirë e ndër vite nxënësit që patën fatin të studionin piano me të kanë qenë të shumtë.

Mbi 35 vite punë si mësuese e pianos në shkollën e muzikës “Prenkë Jakova” kanë lënë gjurmë të pashlyeshme tek çdonjëri prej atyre që patën fatin të bashkëpunonin me Marita Vuksanin.