Kishte dëshirë të vinte në Shkodër pasi me të e lidhin rrënjët e së shkuarës ndaj për autorin nga Rugova e Kosovës Ramush Nikçi ishte me rëndësi që tre librat e tij me poezi të vinte t’i promovonte në bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës, ndërsa kjo e fundit hapi dyert për herë të parë në këtë vit të ri përmes këtij takimi letrar.

Tre librat me poezi të autorit nga Kosova “Melodi kujtimesh”, “Shtigje ëndrrash të trishta” dhe “Jehonë bjeshke” e morën pikënisjen e tyre nga një moment i trishtë në jetën e autorit siç ishte aksidenti që përjetoi rreth një vit më parë.

Ky takim i letrar u organizua nga shoqata atdhetare “Dukagjini” në bashkëpunim me bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës ndërsa në vazhdimësi priten të tjera takime letrare me autorë të spikatur nga Shkodra dhe përtej.