Viti që lamë pas pati shumë aktivitete të larmishme kulturore dhe teatri “Migjeni” i mirëpriti ato duke hapur dyert në mënyrë të vazhdueshme për publikun shkodran.

Drejtuesja e këtij institucioni Rita Gjeka evidenton disa prej ngjarjeve më të bukura artistike të teatrit gjatë vitit 2022 mbi të gjitha sepse për herë të parë u vu në skenë një shfaqje musical.

Një vlerësim të madh drejtuesja Rita Gjeka shpreh edhe për punën e palodhur të trupës së teatrit.

Ndonëse jemi ende në ditët e para të vitit 2023, teatri “Migjeni” do të vazhdojë të ketë një agjendë të pasur artistike ndërsa premiera e parë e vitit pritet të nisë me një tragjedi nga antikiteti grek.

Në teatrin “Migjeni” ka nisur puna këto ditë ku po mendojnë t’i sjellin spektatorit shkodran sërishmi projekte të reja artistike.