Festat e fundvitit dhe atmosfera e tyre bëhet më e bukur kur i bashkohen edhe fëmijët dhe e tillë ishte ajo që u zhvillua në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër.
Pjesë e festës u bë edhe Qendra Kulturore e Fëmijëve në Shkodër “Kujtim Alija” ndërsa në fjalën e saj përshëndetëse, drejtuesja e këtij institucioni Vinifreda Gazulli falenderoi Rotary Club që mendoi t’ja bënte më të bukur fëmijëve këtë pasdite teksa nuk mungoi as shpërndarja e dhuratave për ta.
Festa vijoi me këngët e bukura nën interpretimin e fëmijëve të talentuar duke i dhënë gjallëri më shumë Shtëpisë së Fëmijëve në Shkodër.
