Ai ishte një talent i lindur, e do të formohej shpejt si një violinist duke u kompletuar me dije e aftësi për muzikën, harmoninë e kompozicionin nga mjeshtrat e mëdhenj të muzikës si Prenkë Jakova dhe Nikolla Zoraqi. Është fjala për Mark Kaftallin, një prej personaliteteve të muzikës shkodrane dhe asaj shqiptare. Data e sotme 14 dhjetori, përkon me 89-vjetorin e lindjes së tij.
Vetë muzikanti shkodran do të kujtonte fillimet e veta në muzikë, gjatë një interviste të vitit 2007 dhënë gazetarit Adrian Hoti.
Si një nga pasuesit e denjë të tij Ilir Zoga, një nga kolegët e njëkohësisht miqtë më të mirë të kompozitorit Kaftalli, e kujton artistin në dimensionin e tij më të gjerë.
Nga kujtimet e shumta me profesorin e tij Mark Kaftallin, mjeshtri Zoga veçon një udhëtim sëbashku edhe me muzikantë të tjerë në një nga aktivitetet jashtë vendit.
Për më shumë se 30 vite, Mark Kaftalli ishte dirigjent i orkestrës së Estradës Profesioniste të Shkodrës dhe njëkohësisht autori i 750 veprave muzikore të zhanreve të ndryshme si këngë të muzikës së lehtë por dhe asaj popullore.
