Në Shkodër ka nisur të ndihet më shumë atmosfera e festave të fundvitit që nga mbrëmja e kaluar ku në sheshin para bashkisë u çel koncerti festiv “Eja të festojmë në Shkodër” e ku siparin e çelën fëmijët, fillimisht me ata të kopshteve e më pas në skenën e hapur do të ngjiteshin artistët e vegjël por shumë të talentuar të Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” teksa do të performonin disa prej këngëve më të bukura të 60 viteve festival për fëmijë.

Koncerti i nisur me fëmijët do të pasohet nga një sërë organizimesh festive për t’i bërë më të gjalla ditët dhe netët e dhjetorit në Shkodër.

Ndonëse një natë me temperatura të ulëta dhe me reshje shiu, njerëzit në shesh patën mundësi të shijonin programin artistik të gërshetuar me këngë e vallë duke përcjellë entuziazmin e prag festave tek të pranishmit.