Sot shënohet 11 Dhjetori ose “Dita Ndërkombëtare e Maleve”. Kjo ditë është shpallur e tillë nga Ansambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Dita Ndërkombëtare e Maleve është një mundësi për të rritur ndërgjegjen mbi rëndësinë e maleve në jetën tonë dhe për të theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të maleve.

Dita Ndërkombëtare e Maleve zhvillohet çdo vit me një temë të caktuar në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm të maleve.

Agon Rama është djali nga Gjakova që ngjit malet herë pas here duke përmbushur pasionin e tij shpirtëror për ta. Ndiqni intervistën e tij, dhënë në emisionin “Disco Radio” në valët e Radio Shkodrës në janar të vitit 2021 ku ai tregon përvojat e udhëtimeve nëpër male.