Në bibliotekën “Marin Barleti” u promovua sot libri më i ri me poezi “Të ëndërrosh mbi dysheme” i autores Rozina Sterkaj. Pjesëtarët e panelit folën për elementët që e bëjnë të veçantë këtë libër por ata njëkohësisht vlerësuan edhe autoren e këtij libri.

Në poezitë e këtij libri ka përzierje ndjesish dhe përjetime personale por tek ato mund ta gjejë veten çdo njeri.

Ky është libri i parë i autores Rozina Sterkaj ndërsa përveç pjesës letrare dhe krijuese ajo ka edhe dimensionin tjetër, atë të mësueses ku ka spikatur edhe në fushën e mësimdhënjes duke u vlerësuar edhe me çmime në konkurse si ai i “Fjalës Artistike”.