Një ekspozitë e veçantë me punime pikture e titulluar “Metamorfoza” ishte ajo që përcollën me artin e tyre, të rinjtë e qytetit në bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” si dhe studentët e Departamentit të Arteve në universitetin “Luigj Gurakuqi” në qendrën rinore “Atelie”.

Me tematikën kundër dhunës me bazë gjinore, mesazhet që kërkon të përcjellë kjo ekspozitë e kuratores Erëmirë Jahja janë të forta dhe u drejtohen shoqërisë që e vuan këtë fenomen me pasoja të rënda.

Ekspozita synon ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e të rinjve duke i stimuluar ata në kapacitetet e tyre krijuese.