Ndonëse një natë me shi ishte ajo e mbrëmshja në Shkodër, sërish nuk i pengoi spektatorët e teatrit “Migjeni” të shijonin për gati 90 minuta tingujt pianistikë të artistes turke Tutu Aydinoglu dhe interpretimit të Nuray Ocakli teksa u luajtën pjesë të famshme nga muzika perëndimore klasike nxjerrë nga autopianoja e humbur e Sulltan Abdulhamid Han II, muzikë pas së cilës ai ishte i dashuruar e në mënyrë të veçantë pas melodisë së pianos dhe violinës.

Koncerti “Piano e humbur e Sulltan Abdulhamid Han II” u organizua nga Instituti i Kulturës Turke në Shkodër “Yunus Emre” ndërsa ai u përshëndet edhe nga zv/Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Fatbardh Sheqi. Artistja turke Tutu Aydinoglu si dhe drejtuesi Zafer Kiyici flasin për emocionet pozitive që solli kjo mbrëmje.

Në përfundim të koncertit, dy artistet e skenës u nderuan edhe me çmime mirënjohje ndërsa të pranishmit shijuan edhe një koktail të përgatitur nga organizatorët në hollin e teatrit “Migjeni”.