Që nga shekulli i 15-të, kafeja turke është më shumë se një filxhan pijeje për turqit. Ajo është një simbol i miqësisë, i raporteve shoqërore, përjetimeve emocionale. “Një filxhan kafe mbahet mend për dyzet vjet”, thotë një shprehje e vjetër turke.

5 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafesë Turke ku edhe në Shkodër u servir për kalimtarët në sheshin para Bashkisë, iniciative e ndërmarrë nga Instituti i Kulturës Turke në Shkodër “Yunus Emre”.

Kafeja turke llogaritet të ketë disa përfitime shëndetësore. Ajo balancon nivelin e kolesterolit në gjak, zvogëlon rrezikun e kancerit dhe vepron si një ilaç për dhimbjet e kokës.

Me teknikat e veçanta nga përgatitja e deri të pija, kafeja tradicionale turke është përfshirë në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO-s në vitin 2013.