Festat e fundvitit pritet të jenë të larmishme sa i përket aktiviteteve kulturore në Shkodër ndërsa në teatrin “Migjeni” kanë nisur përgatitjet për të vënë në skenë një shfaqje musical e zhanrit komedi ku pritet të ketë të qeshura pafund dhe për t’i paraprirë kësaj, ditën e sotme në mjediset e brendshme të teatrit “Migjeni” u organizua konferenca për shtyp ku drejtuesja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka së bashku me regjisoren shkodrane Ina Morinaj ndanë disa prej detajeve të shfaqjes së re, të mbushur me humor ku dashuria do të jetë tematika kryesore e saj.
E veçanta e kësaj shfaqje musical është se në përbërje do të ketë një kast aktorësh të rinj në moshë. Sa i përket datës, ajo ende nuk është përcaktuar por mendohet që premiera për publikun shkodran të jetë në gjysmën e dytë të dhjetorit, para festave të fundvitit.
