Xhubleta shqiptare është po aq e lashtë sa edhe vetë jeta në këto troje, mbi katër mijë e 500 vjeçare dhe arti i dijebërjes së saj, tashmë zyrtarisht është regjistruar në UNESCO. Ajo karakterizohet nga detajet që e bëjnë unike në llojin e saj.

Dhurata Shiroka është artizane dhe ajo ruan si relike xhubletën origjinale të Malësisë së Madhe nga brezat paraardhës të familjes dhe ka mundur të mësojë pak nga arti i dijebërjes së saj.

Muzeu Historik i Shkodrës ka në zotërimin e tij 18 xhubleta origjinale që i përkasin zonës së Dukagjinit dhe Malësisë së Madhe.

Pjesë e grupit të punës për përgatitjen e dosjes për pranimin e artit të dijebërjes së xhubletës në UNESCO është edhe historiani Ndriçim Mlika.

Përfshirja e dijebërjes së xhubletës në UNESCO pritet të ketë impaktin e vet pozitiv pasi tashmë ajo nuk i përket vetëm trojeve shqiptare por të gjithë botës.

Xhubleta përfaqëson një nga veshjet më unike dhe prej shumë kohësh ajo ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve, vendas dhe të huaj.