Banda muzikore e personave me aftësi të veçanta dhuroi spektakël në sheshin kryesor “Nënë Tereza” të Shkodrës në pedonale me interpretimet e larmishme muzikore duke sfiduar temperaturat e ulëta dhe të ftohtin e netëve të nëntorit.
E gjitha nisi me himnin kombëtar ndërsa të pranishmit në shesh u përfshinë shpejt dhe u bënë pjesë e atmosferës së bukur që kjo bandë, e vetmja në llojin e saj në Ballkan dhuroi duke nisur që nga këngët shkodrane e deri tek ato më të famshmet botërore.
Ky koncert erdhi si një kombinim i bukur i Ditës së Flamurit me Ditën Mesdhetare, organizuar nga “The Door Albania” në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës dhe Intelektualët e Rinj Shpresë ndërsa përveç bandës muzikore të fëmijëve me aftësi të veçanta u bënë edhe artistë të rinj e të talentuar të qytetit.
Organizatorët premtojnë se edhe përgjatë muajit të festave, dhjetorit do të vazhdojnë të sjellin atmosferë nëpër rrugët dhe sheshet e qytetit.
