Festivali Letrar i Shkodrës mbylli edicionin e XV në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër me takimin e fundit ku i ftuar ishte Visar Zhiti, teksa ky i fundit prezantoi librin e tij më të ri “Këpuca e aktorit”, një roman që sikurse shprehet autori është një metaforë që nënkupton ecurinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve në tre kohë duke nisur nga periudha e mbretërisë, për të vijuar me atë të diktaturës e deri në ditët e sotme.
Teksa flet për mediat e pranishme, shkrimtari nga Durrësi thotë se me Shkodrën e lidh koha kur ndiqte studimet universitare ndërsa në fund shton edhe diçka mbi marrëdhënien e ftohur të njerëzve me librin.
Edicioni i XV i Festivalit Letrar i organizuar nga biblioteka “Marin Barleti” solli në Shkodër disa emra të njohur si Gani Jakupi apo dramaturgun Jeton Neziraj, shkrimtarin Alfred Çapaliku dhe së fundmi Visar Zhitin.
