Ka nisur në qytetin e Shkodrës ditën e sotme fushata e aktivizmit 16 ditor kundër dhunës me bazë gjinore dhe kjo përkon me Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave që shënohet çdo 25 nëntor.

Koordinatori i Zyrës për Djem dhe Burra Fatjon Taipi tregon disa prej detajeve ku do të përqëndrohet kjo fushatë.

Kjo fushatë e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore e organizuar nga shoqata “Zyra për Djem dhe Burra” nisi ditën e sotme me një shfaqje teatrale “Ushtari” të regjisorit të ri shkodran Gerti Palali në teatrin “Migjeni” ndërsa aktivitetet do të jenë të shumta përgjatë 16 ditëve të fushatës.