Në kuadër të “Javës së Praktikave Profesionale”, në zonën pedonale të qytetit, nxënës dhe mësues të shkollës së mesme profesionale “Hamdi Bushati” u bënë pjesë e panairit për “Ditën e Praktikantit” ku pjesë e organizimit ishin edhe bizneset mbështetëse të nxënësve praktikantë.
Përmes këtij panairi nxënësit tregojnë mënyrën e tyre të punës si praktikantë në biznese apo shkollë.
“Panaire të tilla ndihmojnë më shumë në orientimin e nxënësve të shkollave të përgjithshme drejt atyre profesionale”, -shprehet kështu Brisela Kadia, drejtuesja e ZVA Shkodër.
“Dita e Praktikantit” organizohet prej vitesh në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” duke u kthyer në një traditë të mirë për këtë shkollë.
