Biblioteka Shkencore Universitare në Shkodër mirëpriti studentët në ditën e parë të ekspozitës “28 Nëntori në organet e shtypit shqiptar 1913-1944”. Kjo ekspozitë vjen në kuadrin e veprimtarive që po mbahen për kremtimin e javës së pavarësisë.
Në këtë ekspozitë pasqyrohen disa prej organeve më të rëndësishme të kohës, pjesë e fondit të artë të bibliotekës.
Kuratorja e ekspozitës, Olimpia Kakarriqi thotë se rëndësia e ekspozitës synon evidentimin e fondit të bibliotekës por edhe rritjen e ndërgjegjes kombëtare.
Pjesë e ekspozitës ishin edhe lektorë që referuan para studentëve në lidhje me veprimtarinë e atdhetarëve të shquar që ndikuan në shpalljen e pavarësisë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 nëntor.
