Në kuadër të veprimtarive dhe aktiviteteve kulturore dedikuar javës së pavarësisë, në mjediset e bibliotekës së qytetit “Marin Barleti” u hap ekspozita “Shkodra dhe Shqipëria nëpërmjet kartolinave Purger&Co në vitet e pavarësisë” ku u ekspozuan disa prej imazheve të ralla të Shqipërisë përgjatë viteve nga 1910 deri më 1920.

Pjesë e koleksionit janë rreth 50 pamje të ndryshme artistike nga Shkodra si peisazh, panoramë, arkitekturë, objekte kulti dhe etnografi por ekspozita përmban edhe 50 kartolina të tjera të shtypshkronjës gjermane me pamje nga qytete të tjera të Shqipërisë. Ky koleksion origjinal është ruajtur në mënyrë fanatike nga Andrea Jakova.

Ekspozita me koleksionin e këtyre kartolinave do të qëndrojë e hapur për vizitorët për disa ditë me radhë.