Një grup artistësh të rinj në bashkëpunim me ata me përvojë të ardhur nga kryeqyteti çelën në mjediset e galerisë “Oda” ekspozitën me rreth 67 fotografi të rastit, të gjitha bardhë e zi, të shkrepura nga aparatët analogë me film, pararendësit e aparatëve digjitalë.
Rozafa Shpuza e cilëson këtë ekspozitë si një vazhdim të traditës së fotografisë në qytetin e Marubëve, e kurorëzuar me sukses nga artistët pjesëmarrës.
Projektet e lidhura me fotografinë do të vijojnë edhe përgjatë muajit dhjetor, teksa kjo galeri do të mirëpresë konkursin ndërkombëtar të fotografisë me pjesëmarrjen e shumë fotografëve të gjinisë së autoportretit.
Imazhet me fotografi bardhë e zi ishin të pasqyruara edhe në një album dedikuar kësaj ekspozite.
