Teatrot kryesore shqiptare janë bërë bashkë për të organizuar “Festivalin e Teatrit Shqiptar – Moisiu”, një bashkëpunim ky në mes Teatrove Kombëtare të vendit tonë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut si dhe Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Pjesë e këtij edicioni do të jenë 12 trupa teatrore, në mes tyre edhe ajo e teatrit “Migjeni” e cila do të prezantohet para publikut shkupjan me komedinë “Zhurmat përtej skenës” të regjisorit Enke Fezollari.
Viti kalendarik që po shkon drejt fundit ka qenë i ngjeshur për trupën shkodrane të teatrit “Migjeni” me pjesëmarrje në disa festivale teatrore në qytete të ndryshme por drejtuesja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka jep mendimin e saj nëse edhe Shkodra mund të bëhet një qendër mikpritëse e festivaleve të tilla.
Festivali “Moisiu” do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet në çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë dhe ai do të zgjasë deri më 27 nëntor.
