“Lulebora” është kthyer në një personifikim për Shkodrën jo vetëm nga kënga e saj por edhe nga festivali që tashmë është kthyer në traditë. Në prag të edicionit të 7 të tij që do të organizohet në fundjavë në ambjentet e teatrit “Migjeni” u mbajt konferenca e shtypit nga organizatorët artistik të festivalit teksa udhëheqësi artistik Markelian Kapidani foli për provat që po vijojnë këto ditë.
Edhe për këtë edicion nuk do t’i mungojnë festivalit këngët me motive nga Shkodra teksa edhe gama e artistëve pjesëmarrës do të jetë e zgjeruar gjeografikisht.
Festivali “Luleborë” do të mbahet në dy netë, në datat 18 dhe 19 nëntor në teatrin “Migjeni” duke nisur nga ora 19⁰⁰.
