Ka nisur edicioni i XIII i festivalit “AniFest Rozafa”, një festival ndërkombëtar i dedikuar për filmat e animuar për fëmijë dhe të rinj. Fëmijë të shumtë kishin mbushur sallën e kinema “Millennium” në Shkodër në ditën e parë të festivalit.

Eneida Xhelili, drejtoresha artistike e festivalit ndan disa nga detajet e këtij edicioni.

Filmat që do t’i prezantohen fëmijëve këtë vit janë të pasuruara në tematike të larmishme ndërsa Xhelili apelon për më shumë mbështetje për këtë festival.

Filmi fitues i festivalit do të vlerësohet nga një juri ndërkombëtare ndërsa ai do të marrë në festivalin e Berlinit vitin e ardhshëm.