Në mjediset e bibliotekës “Marin Barleti” u promovua sot libri “Ndëshkimi i spiunit” i shkrimtarit të njohur shkodran Mark Zadeja. Libri vjen në formën e një kujtese mbi vështirësitë, vuajtjet dhe ngjarjet tronditëse të ndodhura gjatë sistemit totalitar.
Akademia Europiane e Arteve e ka vlerësuar Mark Zadejën me “Doctor Honoris Causa” ndërsa për librin “Qyteti i vuajtjes” është propozuar si kandidat potencial për çmimin Nobel nga kjo Akademi.
Pjesëtarët e panelit dhanë vlerësimet e tyre për librin “Ndëshkimi i spiunit” duke vlerësuar qartësinë e gjuhës së shkruar me një gegërishte elegante dhe të kulturuar.
Për shkrimtarin shkodran Mark Zadeja, ky libër është i pesti në botimet e tij pas librave “Forca e mendimit”, “Kolë Idromeno”, “Vogëlushja” dhe “Qyteti i vuajtjes”.
