Pas përgatitjesh disa javore për të vënë në skenë komedinë e regjizorit Enke Fezollari “Zhurmat përtej skenës”, teatri “Migjeni” hapi dyert për të mirëpritur spektatorët shkodranë në premierën më të re të trupës së aktorëve të këtij teatri.
Kjo komedi e bazuar tek dramaturgu anglez Michael Frayn reflekton disa nga vështirësitë dhe peripecitë që aktorët kanë në marrëdhëniet mes tyre si dhe me raportin me teatrin.
Në përfundim të shfaqjes, aktorët përshkruajnë ndjesitë që morën nga kjo komedi.
I lumtur për suksesin e shfaqjes shfaqet edhe regjizori Fezollari ndërsa shton se duhet hedhur më shumë vështrimi drejt Shkodrës.
Nga Korça në Shkodër, për të parë këtë komedi kishte ardhur edhe aktorja dhe drejtuesja e teatrit “Andon Zako Çajupi” Zamira Kita.
Komedia “Zhurmat përtej skenës” do të vazhdojë të shfaqet për publikun edhe për disa netë të tjera në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.
