Teatri “Migjeni” po bëhet gati të mirëpresë spektatorët shkodranë për premierën e komedisë “Zhurma përtej skenës” të regjizorit Enke Fezollarit.
Drejtuesja e teatrit, Rita Gjeka gjatë prononcimit për mediat foli për shfaqjen që do t’i serviret publikut shkodran nga trupa e këtij institucioni.
Privilegjin për ta parë të parët komedinë “Zhurma përtej skenës” e pati spektatori nga Mitrovica fundjavën e shkuar si pjesë të festivalit të komedisë “Mittrix”.
Regjizori Enke Fezollari ka besimin e plotë se publiku shkodran do ta vlerësojë këtë komedi.
Komedia “Zhurma përtej skenës” do të shfaqet premierë për spektatorët shkodranë në disa netë radhazi duke nisur nga 5 nëntori në teatrin “Migjeni”.
