101 vite më parë do të lindte një prej figurave më të shquara të aktrimit dhe regjisurës shqiptare, shkodrani Lec Shllaku. Ai njihet si themeluesi i teatrit shqiptar duke nisur nga ai i Shkodrës “Migjeni” e po ashtu edhe ai i Elbasanit “Skampa”.

Një prej miqve të tij më të afërt, Xhahid Bushati i ka të freskëta takimet e të shtunave më regjisorin Shllaku në bibliotekën e shtëpisë së tij.

Regjisori Shllaku kishte një raport të shkëlqyer me dramat botërore dhe gjatë epokës së tij në teatrin “Migjeni” vuri në skenë disa të tilla.

Rajmonda Shllaku, bija e tij gjatë një interviste në Radio Shkodra pak kohë më parë do të evidentonte faktin se një pjesë e punës së tij ende mbetet një thesar për t’u zbuluar përmes dorëshkrimeve të tij.

Lec Shllaku për punën e tij të shkëlqyer ndër vite është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. Ai u nda nga jeta në gusht të vitit 2007.