Pak ditë më parë u organizua ceremonia festive e 65-vjetorit të krijimit të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe një ndër momentet më të veçanta të këtij evenimenti ishte ekzekutimi i himnit të këtij universiteti, i pari në vend që e ka një të tillë.
Himni i universitetit “Luigj Gurakuqi” është vepër e kompozitorit Gjon Shllaku dhe shkrimtarit Ridvan Dibra që shkroi tekstin e tij.
Kompozitori Shllaku tregon si lindi ideja për të patur edhe universiteti himnin e tij.
Tekstshkruesi i himnit, Ridvan Dibra thotë se kjo nuk ishte një punë e lehtë dhe se ai ka kërkuar kohën e tij për ta shkruar atë.
Emocione të forta kishte edhe për artistët e korit polifonik “Prenkë Jakova” gjatë këndimit për herë të parë të himnit dhe për Aida Pjalmin ky ishte një moment i veçantë.
Himni mund të konsiderohet një aset i rëndësishëm për universitetin dhe në vijim protagonistët kanë menduar ta sjellin atë edhe me klipin e tij.
