Dita e sotme është e veçantë për të gjithë besimtarët katolikë pasi 1 nëntori shënon atë që njihet ndryshe edhe “Festa e të gjithë Shenjtërve” ku Kisha Katolike kremton të gjithë shenjtorët, si ata që janë shenjtëruar tashmë, ashtu edhe ata që nuk e kanë bërë ende e ku besimtarët në mënyrë të veçantë kujtojnë familjarët dhe të afërmit që nuk jetojnë më, jo vetëm në këtë ditë por duke ia dedikuar të gjithë muajin.
Në meshën e shenjtë që u mbajt sot në Kishën Françeskane, Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër – Pult, Angelo Massafra përcolli mesazhin e rëndësishëm që bartë kjo ditë por mbi të gjitha domosdoshmërinë e njeriut për të besuar tek Zoti.
Kremtimet fetare të këtyre ditëve ndihmojnë katolikët të luten për shpirtrat e të ndjerëve duke ndezur qirinj në varret e tyre e duke marrë pjesë në meshën e shenjtë.
