Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur zyrtarisht punën, me përfundimin e përzgjedhjes së 26 këngëve pjesëmarrëse, 16 prej të cilëve janë artistë të cilët kanë performuar edhe më parë në Festival dhe 10 të tjerë janë artistë të rinj dhe grupe alternative.

Festivali i 61-të të Këngës në RTSH, do të japë 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë;1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë. Por ndryshe nga vitet e kaluar, Festivali i 61-të i Këngës në RTSH vjen me një risi lidhur me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, fituesi i së cilës do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve.

Çmimi për 3 vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe çmimi për karrierën do të jepen pas një vlerësimi nga juria.

Në festivalet e mëparshme të Këngës në RTSH fituesi i çmimit të parë ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, por këtë vit, vendin tonë në “Eurovision Song Contest 2023” që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, do e përfaqësojë ajo këngë e cila do të rezultojë më e votuara nga publiku.

Më poshtë lista e plotë me artistët dhe këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH.

2 Farm – Atomike
Alban Kondi & Lorela Karoshi – Melodi
Albina Kelmendi – Duje
Anduel Kovaçi – Malli
Arsi Bako – Sonte dua të jem me ty
Melodajna Mancaku – Gjysma e zemrës sime
Elsa Lila – Evita
Enxhi Nasufi – Burrë
Erma Mici – Kozmosi i dashurisë
Evi Reçi – Ma kthe
Fabian Basha – Një gotë
Fifi – Stop
Franc Koruni – Në pritje
Genti Hoxha – Ajër
Gjergj Kaçinari – Dje
Luna Causholli – Jetën ta fal
LYNX – Nëse ke besim
Manjola Nallbani – Dua
Permit of Stay – Fobia
Petrit Çarkaxhiu – Emri yt mirësi
Rezarta Smaja – N’Eden
Rovena Dilo – Motit
Sara Kapo – Para teje
Serxhio Hajdini – Vështirë
Urban Band – Në çdo hap
Vanesa – Sono Aroma jonë
/rtsh.al/