Salla e Rektoratit mirëpriti sot ceremoninë festive të 65-vjetorit të themelimit të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i dyti në vend pas atij të Tiranës, ceremoni që nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar nga ansambli koral “Prenkë Jakova” nën dirigjimin e kompozitorit Gjon Shllaku.
Në fjalimin e saj përshëndetës, rektorja e këtij universiteti Suzana Golemi pasi falenderoi të gjithë kontribuesit ndër vite, evidentoi disa nga arritjet e universitetit sot.
E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe zv/ministrja e Arsimit Albana Tole ku shprehu konsideratën e saj për universitetin e Shkodrës.
Një moment i veçantë i kësaj ceremonie ishte edhe këndimi i himnit të universitetit, i pari në vend që e ka një të tillë. Universiteti “Luigj Gurakuqi” nderoi dy personalitete të shquara me kontribut akademik si Dhimitër Dhora me titullin “Professor Emeritus” dhe Vehbi Hoti me “Doctor Honoris Causa”.
Ceremonia u përshëndet edhe nga figura të rëndësishme të fushës akademike nga vendi dhe rajoni ndërsa ajo u mbyll me një video dokumentar për universitetin.
©️ shkodrazone.com
