Janë përmbyllur të gjitha aktivitetet e mbajtura në qytetin e Pukës në kuadër të Javës së Kulturës së OKB-së.

E gjitha dita ishte dedikuar këtyre aktiviteteve ku në to merrte pjesë edhe Fiona McCluney, koordinatorja e përhershme e OKB.

Panairi i prodhimeve artizanale dhe produkteve bio të zonës e kthyen në një ditë festive gjithë atmosferën e krijuar në sheshin e pedonales në Pukë.

Koncerti i mbrëmjes ku pjesë e tij ishte grupi i njohur “West Side Family” si dhe artistë të tjerë i dhanë adrenalinë dhe ngjyra qendrës së qytetit, të mbushur me spektatorë që e kishin kthyer në një hapësirë festive zonën këmbësore nën ritmet e muzikës nga artistët e skenës.

Java e Kulturës së OKB-së do të vijojë me aktivitete të tjera në kryeqytet dhe disa qytete të vendit.

©️ shkodrazone.com