Në kuadër të javëve ndërkombëtare të kulturës, Shqipëria po kremton Javën e Kulturës së OKB ku një pjesë e aktiviteteve që po mbahen në të gjithë vendin është përzgjedhur edhe Puka.

Sheshi kryesor i Pukës i ngjante një feste të bukur ku vëmendjen kryesore e mori panairi i prodhimeve artizanale dhe ushqimeve bio.

Përgjatë ditës së sotme, e pranishme në Pukë ishte edhe Fiona McCluney, koordinatore e përhershme e OKB. Më herët delegacioni i përfaqësuesve të OKB në Shqipëri patën një takim me kryetarin e bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ku ky i fundit mes të tjerash foli për domosdoshmërinë që ka Puka për të patur një Shtëpi të Moshuarish për shkak të emigrimit të të rinjve në këtë zonë.

Më tej kryetari Gjonaj vlerësoi rëndësinë e kësaj dite ku Puka u përzgjodh për të kremtuar Javën e OKB.

Festimet e kësaj dite do të kulmojnë me koncertin e mbrëmjes ku do të marrë pjesë grupi kryeqytetas “West Side Family”.

Përgatiti: Marjo Gjini