Tetori është një muaj i veçantë për nga simbolika që i është dhënë, kjo për shkak se ai njihet ndryshe edhe si “tetori rozë” por edhe si “muaji i letërsisë” dhe të dyja këto gjetën vend në edicionin e dytë të Festivalit Mbarëkombëtar të Poeteshave që u zhvillua në mjediset e bibliotekës “Marin Barleti”. Ky festival nuk kishte vetëm poezi por edhe tinguj muzikorë që e bënin më të larmishëm atë.

Nga 62 poezi në garë, juria përzgjodhi 30 më të mirat ku në fund vlerësoi me çmimin e parë poeten shkodrane Denata Rroji ndërsa me çmimin e dytë Klevisa Bardelin, të tretin Diella Çitakun dhe me çmimin special Rozafa Shpuzën.

Karakteri gjithëpërfshirës i këtij festivali, i pari në llojin e tij në vend solli në Shkodër poete nga të gjitha trevat shqiptare dhe synimi i nismëtares Farida Ramadani është që ai të kthehet në traditë.

Festivali vlerësoi me çertifikata nderi disa prej figurave dhe personaliteteve pjesëmarrëse ndërsa në fundin e tij, të gjitha poetet u mblodhën së bashku duke i dhënë kësaj dite karakter festiv.

Përgatiti: Marjo Gjini