Tradita e artizanatit në Shkodër është aq e vjetër sa edhe vetë historia e qytetit dhe panairet e lidhura me të sjellin gjithmonë larmi.
Pjesë e panairit të fundit “Vjeshta n’Shkodër” solli edhe Margaritën, artizanen nga Vlora për të ekspozuar artin e saj në kryeqendrën e veriut, duke e rikthyer atë në këtë qytet pas shumë vitesh.
Margarita i ka nisur punimet e saj të dorës si çentro, sofrabeza, perde etj. që në rininë e saj të hershme, pasion i trashëguar sa nga e ëma aq edhe nga piktura dhe në punimet e saj dallon detajet tërheqëse duke ruajtur linjën e e elementëve të traditës.
Artizania nga Vlora e shikon ardhjen në Shkodër dhe takimin me artizanët e tjerë si një shkëmbim eksperiencash dhe një mundësi e mirë për të promovuar artin e punës së dorës kudo ku ajo ka mundësi.
Përgatiti: Marjo Gjini
