Kremtimet për festën e Zojës së Shkodrës u mbyllën mbrëmë në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” me koncertin klasik të ansamblit koral “Joy of Singing” nën dirigjimin e profesoreshës Suzana Turku.
Ardhja e fundit për regjizorin e koncertit, Milto Kutali në Shkodër ishte për vënien në skenë të një shfaqje të At Zef Pllumit, bazuar në veprën “Rrno për me tregue”. Ky koncert sensibilizues për personat e verbër dhe që i kushtohet në mënyrë të veçantë komunitetit të Shkopit të Bardhë e riktheu sërish regjizorin në Shkodër.
Në fjalën e tij para mediave, Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra përqendrohet në rëndësinë e festës së Zojës së Shkodrës për besimtarët katolikë.
Festa e Zojës së Shkodrës nisi të shtunën me proçesionin në qytet dhe vijoi të dielën me mbajtjen e meshës së shenjtë dhe koncertin në sheshin para katedrales e për t’u mbyllur më pas me koncertin e mbrëmshëm të Ansamblit “Joy of Singing”.
Përgatiti: Marjo Gjini
