Tetori nuk është vetëm një muaj “rozë” por edhe i letërsisë. Ndërsa ky muaj do të sjellë edhe një festival poetik për Shkodrën, një iniciativë kjo e shkrimtares e njëkohësisht drejtueses së Lëvizjes “Gratë frymojnë vlera”, Farida Ramadanit. E veçanta e këtij festivali është se ky do të jetë i dedikuar për poeteshat ashtu si edhe vetë titulli i vetë festivalit, i cili mendohet të ketë karakter kombëtar me pjesëmarrje nga çdo trevë ku flitet shqip.
Festivali i poeteshave, ndonëse fizikisht do të ketë edicionin e tij të parë dhe ai do të mbahet në bibliotekën “Marin Barleti”, në të vërtetë do të jetë viti i dytë i organizimit, kjo pasi i pari u zhvillua online.
Farida Ramadani kujton edhe emocionet e edicionit të parë online ku morën pjesë 36 poete dhe që u konkretizua me një antologji.
Ky festival pritet të sjellë poete të reja por edhe prej atyre të afirmuara jo vetëm nga Shkodra dhe poezitë e tyre pritet të vlerësohen nga një juri e dedikuar kësaj gjinie letrare.
Përgatiti: Marjo Gjini
