Një natë të bukur me “Romantikët e muzikës shqiptare” si Palokë Kurti, Çesk Zadeja, Prenkë Jakova, Tonin Harapi, Aleksandër Lalo, Kujtim Laro, Limos Dizdari etj. përcollën përmes instrumentave të tyre, anëtarët e grupit “Trio Rêve” me pianistin Adem Hasani, Dardan Osmanaj në violinë si dhe Igert Zeqiri në violonçel përmes pjesëve muzikore nga kompozitorët më të njohur në vend.

Kjo mbrëmje muzikore e zhvilluar në qendrën rinore “Arka” ishte vazhdim i projektit të bazuar në studimet e muzikologut Ramadan Sokoli, të nisur në maj të këtij viti “16 shekuj muzikë shqiptare”, të zhvilluar asokohe në hollin e teatrit “Migjeni”.

Udhëheqësi artistik dhe njëkohësisht aranzhuesi Armand Broshka thotë se ky projekt i dytë mbështetet tek romantikët e muzikës europiane ndërsa në atë shqiptare pikë referuese është kompozitori Palokë Kurti.

Pjesë e materialeve muzikore, bazuar në studimet rreth muzikës shqiptare është edhe Ahengu shkodran si dhe ai i Shqipërisë së Mesme.

Edhe pianisti i grupit “Trio Rêve”, Adem Hasani thotë se hulumtimet për muzikën shqiptare e në mënyrë të veçantë këngët shkodrane janë një pasuri që duhet eksporuar deri në fund.

Projekti “Romantikët e muzikës shqiptare” mbështetet nga Fondi Zvicerian për Kulturën dhe ai synon të vazhdojë edhe më tej, në studimet e thelluara rreth muzikës shqiptare.

Përgatiti: Marjo Gjini