Një libër i ri i është shtuar këto ditë qytetit të Shkodrës, një libër i veçantë që i dedikohet Frederik Rreshpjes, lirikut të shquar të letrave shqipe në përgjithësi dhe poezisë bashkohore në veçanti.

Libri me titullin “Fredi, koha e poetit” është një përkujdesje e ngrohtë shpirtërore në formën e kujtimeve e shprehur përmes mjeshtërisë së stilistikës nga miku i poetit dhe njëkohësisht shkrimtari i njohur, Xhahid Bushati, i cili thotë se ka vite që ka nisur punën për një libër rreth Frederik Rreshpjes.

Shkrimtari Xhahid Bushati kujton mjaft mirë edhe takimin e fundit me Frederik Rreshpjen, duke mos harruar edhe këshillat e tij.

Më tej autori flet edhe për mënyrën sesi është konceptuar libri “Fredi, koha e poetit” por e veçanta e librit është se kopertina është ideuar nga bija e autorit, Eris Bushati.

Shkrimtari Xhahid Bushati thotë se pas këtij libri, ka ndërmend të sjellë sërish diçka të re, kësaj here lidhur me artistët që kanë kontribuar në teatrin “Migjeni”.

Intervista e plotë me shkrimtarin shkodran Xhahid Bushati

Përgatiti: Marjo Gjini