Me iniciativën e përbashkët të DRTK Shkodër, Muzeut “Oso Kuka” si dhe të dy shkollave “Ndre Mjeda” dhe “Azem Hajdari”, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore u organizua një koncert festiv në oborrin e shtëpisë muze “Oso Kuka” ku pjesë e tij u bënë interpretimet me poezi të figurave të shquara të letrave shqipe, këngët e vjetra shkodrane si dhe vallet e krahinave të ndryshme nën përkujdesjen e mësueses së muzikës Fjoralba Duli.
Drejtuesja e muzeut “Oso Kuka” Amila Gjyrezi dhe specialisti i DRTK Shkodër, Petrit Bilali shprehen se kjo iniciativë është e rëndësishme për edukimin e brezave të rinj dhe ndërgjegjësimin e tyre për vlerat e trashëgimisë kulturore që përmban qyteti dhe më gjerë.
Koncerti i nxënësve të shkollave “Ndre Mjeda” dhe “Azem Hajdari” vijoi për një orë në ritmet e bukura të muzikës me motive kombëtare.
Përgatiti: Marjo Gjini
