Trupa e shfaqjes “Përvjetori i ditëlindjes” e ardhur nga kryeqyteti solli një shfaqje me një mesazh të fortë në skenën e teatrit “Migjeni” ku numri i limituar i spektatorëve, rreth 60 të tillë u bënë pjesë e dekorit të integruar të dramës së bazuar në filmin danez “Festen” të Thomas Vinterberg e të dramatizuar nga David Eldridge.
Drama ka në qendër figurën e një babai abuzues ndaj fëmijëve të tij teksa ata vendosin të rrëfejnë të vërtetat e tyre gjatë festës së ditëlindjes së tij dhe që interpretohen me mjeshtëri nga disa prej aktorëve më të shquar të Teatrit Kombëtar si Viktor Zhust, Luiza Xhuvani, Petrit Malaj, Olta Daku etj.ndërthurur me aktorë më të rinj.

Regjizori i shfaqjes, Besmir Bitraku tregon se kjo është një dramë që mund të gjejë vend edhe në shoqërinë shqiptare.
Aktori Florian Agalliu tregon më shumë nga roli dhe karakteri që ka në këtë dramë ndërsa vlerëson skenën me peshë të teatrit “Migjeni”.
Prania e një kasti të tillë aktorësh dhe e një shfaqje të tillë aq depërtuese tek publiku është një vlerë e shtuar edhe për teatrin “Migjeni”, shprehet kështu drejtuesja e teatrit Rita Gjeka.
Drama “Përvjetori i ditëlindjes” do të luhet edhe sonte në teatrin “Migjeni” me një numër sërish të limituar spektatorësh.
Përgatiti: Marjo Gjini
