Ujëvara e Drinit të Bardhë është njëra nga pikat turistike më tërheqëse dhe më të vizituara në të gjithë Kosovën. Ky vendburim gjendet në pjesën perëndimore të vendit dhe ndodhet 11 km larg nga qyteti i Pejës, i vendosur në malin Zhleb në masivin e Bjeshkëve të Namuna në fshatin Radac, i njohur edhe për shpellën e tij që është e dyta më e madhe në Kosovë. Ujëvara gjendet në burimin e lumit Drini i Bardhë dhe është 25 m e lartë ndërsa pranë zonës janë edhe ujëvara të tjera më të vogla. Peisazhet e bukura malore që rrethojnë zonën e bëjnë atë një nga më të bukurat në Ballkan.









©️ Marjo Gjini
