Pas më shumë se tre muajsh nga premiera e tragjikomedisë “Gjaja”, teatri “Migjeni” e riktheu sërish veprën e shkrimtarit anglez Joe Orton me regji të Altin Bashës për spektatorin shkodran.

“Gjaja” u riluajt nga trupa shkodrane me aktorët: Nikolin Fërketa, Pjerin Vlashi, Krist Lleshi, Jozef Shiroka, Simon Shkreli dhe Fritz Selmani pas suksesit në Festivalin Mbarëkombëtar të Komedisë “Koko Fest” në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës ku u vlerësua edhe me çmimin e Regjisë më të Mirë por edhe të Aktores Protagoniste më të Mirë që ishte Krist Lleshi.

Pas shfaqjes, disa nga aktorët vlerësojnë mesazhin që përcjell vepra përmes humorit të hollë anglez.

Tragjikomedia “Gjaja” do të vazhdojë të luhet në skenën e teatrit “Migjeni” për spektatorin shkodran edhe në natën e sotme.

Përgatiti: Marjo Gjini