Aktori shkodran me famë ndërkombëtare Indri Qyteza, i cili prej vitesh jeton në kryeqytetin italian, Romë ka arritur një tjetër sukses në fqinjin përtej Adriatikut, teksa dokufilmi “San Francesco Saverio, fino all’ estremità della terra” ku ai luan rolin kryesor, pikërisht atë të San Francesco Saverio-s është përzgjedhur të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Uells si dhe atij në Kanada.

Aktori i njohur shkodran ishte i ftuar përmes një lidhje Skype në programin “Disco Radio” në valët 92 mhz të Radio Shkodrës, teksa gjatë intervistës ai foli jo vetëm për suksesin më të fundit por edhe për djalin e tij që ka vetëm 4 muaj që ka ardhur në jetë. Kujtojmë që Indri Qyteza është nipi i aktorit të madh shkodran Bep Shiroka.

Për më shumë detaje nga intervista shikoni videon më poshtë…
