Çfarë ju kujton data 8 mars 2020? Ju mund të mendoni menjëherë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe po ju them se është edhe ajo por në fakt, fokusi është tek dy rastet e para zyrtare me Covid-19 në vendin tonë ku që nga ajo ditë Shkodra dhe qytetet e tjera të vendit, sigurisht edhe të botës do të shndërroheshin tamam në qytete “fantazëm”, njëjtë si në këngën “Living in a ghost town” të grupit ikonik The Rolling Stones.

Karantina që do të pasonte pas dy rasteve të para zyrtare në vendin tonë do të ishte nga më të rreptat ku ditët e javës ngjanin të fjetura ndërsa e diela “e vdekur”. Megjithatë përtej asaj pati edhe anë pozitive ku njerëzit filluan të kuptonin më shumë rëndësinë e natyrës, të donin edhe më tepër atë që përpara pandemisë e quanin “rutinë” etj.

Në videon më poshtë shikoni pamjet e Shkodrës gjatë vitit pandemik nga janari në dhjetor përmes fokusit të aparatit.

©️ Marjo Gjini