Së fundmi, Paris Hilton ka ofruar një shpërblim të madh për personin që mund të gjejë qenin e saj ‘Diamond Baby’.

Hilton po kalon momente të vështira pasi qeni i saj është zhdukur dhe përmes një sërë postimesh në rrjetet sociale ajo u bën thirrje ndjekësve të saj për ndihmë.

Sipas Daily Mail, trashëgimtarja 41-vjeçare ka postuar në Instagram një poster të qenit të saj të zhdukur, të quajtur Diamond Baby.

“Nëse keni ndonjë informacion mbi vendndodhjen e Diamond Baby ose besoni se e keni parë atë, ju lutemi kontaktoni finddiamondbaby@gmail.com”.

bashkëshorti Carter Reum, me të cilin u martua në fund të vitit të kaluar, po vazhdojnë të mendojnë për zgjerimin e familjes së tyre. Sipas Top Albania Radio Hilton u shpreh gjithashtu se ajo mendonte se diçka e tillë do të ishte e mahnitshme. 41-vjeçarja ka theksuar se do të dëshironte të kishin tre apo katër fëmijë në përgjithësi.

Paris dhe bashkëshorti i saj biznesmen u martuan në një ceremoni martese tre ditore në nëntor të vitit që lamë pas. Muaj më parë në janar 2021, Hilton zbuloi se ajo kishte filluar procesin e fekondimit in vitro (IVF) dhe lavdëroi Reum që ishte aq mbështetës.

Ndërsa ishte në “The Trend Reporter” me podcast-in e Mara, Hilton tha se ajo filloi të hulumtonte opsionet e IVF sepse ishte e vetmja mënyrë që ajo mund të garantonte se mund të kishte binjakë që janë një djalë dhe një vajzë./Top Channel