14 shtatori shënon një përvjetor të rëndësishëm për letërsinë botërore duke qenë se përkon me 701-vjetorin e vdekjes së poetit të famshëm italian, Dante Alighieri.
Në kuadër të evidentimit të figurave të krijimtarisë letrare, Shoqata e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shkodrës në bashkëpunim me muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës u zhvillua biseda letrare me përkthyesin e veprës së Dantes, Meritan Spahija me praninë e nxënësve të gjimnazit “Jordan Misja”.
Përkthyesi Meritan Spahija në fjalën e tij për mediat tregon se përkthimi në shqip i Dante Alighierit nuk ishte aspak i lehtë edhe për shkak të distancës kohore të largët me periudhën e aktivitetit të tij letrar.
Nga ana e tij Zija Vukaj, Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës vlerëson traditën e përkthimit si dhe sjelljen në shqip të veprave më të rëndësishme botërore.
Pas takimit letrar dhe revokimit të veprave të Dantes, në mënyrë të veçantë “Komedisë Hyjnore”, u çel edhe një ekspozitë me 14 prej figurave më të spikatura të krijimtarisë letrare, kulturore e artistike të Shkodrës, të cilët kanë studiuar në disa prej universiteteve më të mira italiane por të gjithë të kthyer në vendin amë për të dhënë kontributin e tyre e duke vënë në dispozicion dijet e marra jashtë në Shkodrën e tyre por të pushkatuar një pjesë e tyre nga regjimi monist, figura si: Prenkë Jakova, Arshi Pipa, Jup Kazazi, Zef Zorba, Myzafer Pipa, Qemal Draçini, Sami Repishti, Atë Gjergj Fishta etj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë për publikun e interesuar në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës.
©️ Marjo Gjini
