Të kujdesesh për natyrën dhe biodiversitetin e saj e ta ruash atë nga dëmtimi që shkakton pasoja është ajo që ka në fokus filmi mjedisor “Untamed Albania”, një realizim i vitit 2016 me regji të Barbara Puskás, një mesazh ky që buron nga bukuritë e natyrës shqiptare të shfaqura në film.
Kinemaja lëvizëse e solli këtë film edhe në Shkodër në mjediset e Muzeut Historik të qytetit pas ndalesave edhe në qytete të tjera të vendit.
Kinemaja lëvizëse për natyrën do të vijojë me ndalesa të tjera.
©️ Marjo Gjini