Një pasdite e bukur mes poezish ishte ajo që përjetuan të pranishmit në mjediset e galerisë “Oda” në Shkodër teksa prezantohej antologjia me poezi në shqip dhe gjermanisht e autores nga Kosova Drita Ademi por e përkthyer mjaft mirë nga lektorja e lëndës së gjermanishtes në universitetin e Shtutgartit, Loreta Schillock.
Kjo e fundit ishte e ftuara e veçantë e këtij organizimi që vinte si bashkëpunim i kësaj galerie me shoqatën e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shkodrës, drejtuar nga Zija Vukaj. Ajo tregon për punën jo të vogël që ka bërë në botimin e kësaj antologjie që përmban rreth 36 autorë të ndryshëm.
Duke qenë se Loreta Schillock jeton prej 25 vitesh në Gjermani dhe ajo jep kontributin e saj akademik në linguistikën gjermane, përkthimi në shqip nuk është një punë e lehtë.
Në fund ka edhe një mesazh për të dhënë në lidhje me përkthimin dhe sfidat me të cilat përballet.
Organizimi vijoi me leximin e disa poezive nga të pranishmit në oborrin e galerisë.
©️ Marjo Gjini
